Flash News

KRYESORE

Igumenicë, kapen 108 kg marijuanë në makinë, dy në pranga

Igumenicë, kapen 108 kg marijuanë në makinë, dy në

Nuk ka fund droga. Brenda pak orësh, një tjetër njoftim për bllokim sasirash të mëdha droge në jug të vendit. Pas Lezhës ku u kapën afro 90 kg marijuanë, tani kapen 108 kg marijuanë të tjera në kufirin greko-shqiptar. “BalkanWeb” mëson se operacioni u zhvillua sot në orët e para në fshatin Eklisohori të Igumenices.

Të njëjtat burime pohuan se Anti-droga e Igumenicës në bashkëpunim me policinë kufitare të Filatit, ndaluan një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 12 pako të mëdha me 107 kg 850 gram marijuanë.

Sakaq, në pranga ra shoferi 42 vjeç dhe pasagjeri 30 vjeç, për të cilët ende nuk thuhet nëse janë shqiptarë apo grekë.

 

 

Të fundit