Flash News

KRYESORE

‘Ik se do të kapin’, si u spiunua oficeri i policisë

‘Ik se do të kapin’, si u spiunua oficeri i policisë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Adriatik Bakiasin, oficerin e policisë, i arrestuar pasi dyshohet se dekonspiroi mega-operacionin që çoi në goditjen e 7 grupeve kriminale që nëpërmjet pasaportave false çonin klandestinë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Angli.

‘Balkan Web, duke ju referuar të dhënave të gazetares Klodiana Lala, raporton se emri i Bakiasit ka dalë në skenë pasi u arrestua një person që kishte shkuar për të lajmëruar shtetasin Fuat Zaimi, i arrestuar gjatë operacionit të së shtunës.

Skuadrat operacionale kishin marrë nën vëzhgim banesat e shtetasve të dyshuar por gjatë kohës që ata vëzhgonin banesën e shtetasit Fuat Zaimi, vërejnë se aty shkon një person (emri i të cilit nuk bëhet i ditur) dhe i thotë: “Ik se do të kapin”.

Në momentin që Fuati tenton të largohet nga banesa, forcat operacionale ndërhyjnë dhe e arrestojnë bashkë me personin që e lajmëroi. Pasi u shoqëruan në polici, ishte pikërisht lajmësi i Fuatit ai që tha se e kishte dërguar oficeri Adriatik Babasi për ta lajmëruar.

Nga verifikimet e kryera del se ky person ka edhe një person të afërt, familjar të tijin në skuadrën operacionale, prandaj edhe po bëhen verifikime të tjera nga SHCB-ja për përfshirjen apo jo të shtetasve të tjerë në dekonspirim.

Të fundit