Flash News

KRYESORE

"Ika tani se jam i uritur". A erdhi Junkeri në Tiranë sa për të ngrënë një darkë? 

"Ika tani se jam i uritur". A erdhi Junkeri në Tiranë sa

Zhan Klod Junker, Presidenti i Komisionit Europian, mbërriti të dielën pasdite në Tiranë si pjesë e një vizite blic në dy vende të grupit të ashtuquajtur WB6 (gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor), Maqedoni dhe Shqipëri. Vizita në Tiranë ka ndodhur mes një shiu të pandërprerë, një klimë që është e zakonshme për Brukselin, gjë që e ka përmendur kryeministri Rama, dhe e ka përforcuar Presidenti i KE. Nuk është, megjithatë, moti e papritura, por 'mesazhi i pamesazh' që ka shpërndarë zyrtari i lartë europian, i cili i ngjante shprehjes 'erdha, pashë, ika'.

Në deklaratën dhe konferencën për shtyp të Junkerit nuk kishte asnjë mesazh specifik, apo të re, përveç rrumbullakosjeve të zakonshme me inkurajime dhe reforma që po ecin. "Nuk mund t'ju jap një datë se do t'ju gënjeja', pohoi ai.

Duket sikur eurokrati erdhi në Tiranë për një darkë të mirë (Tirana e ka fituar tashmë namin e një kryeqyteti me kulinari të shkëlqyer ndër zyrtarët europianë). Në njëfarë mënyre këtë e pranoi vetë Junker në mbyllje të konferencës për shtyp kur shpalli 'ika tani, se jam i uritur'.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që kryeministri një vendi të organizojë pritje zyrtare për një funksionar të huaj që vjen të hajë një darkë.

Të fundit