Flash News

KRYESORE

Ikën Donald Lu, DASH emëron Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë

Ikën Donald Lu, DASH emëron Ambasadorin e ri amerikan në

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përzgjedhur diplomatin që do të shërbejë si ambasador në Tiranë. Burime diplomatike konfirmojnë për Politiko.al se ambasadori i ri do të jetë diplomat karriere dhe emri pritet të bëhet publik së shpejti.

Ambasadorit aktual Donald Lu i përfundon mandati këtë verë, ndërkohë që emri i zëvendësuesit të tij pritet të konfirmohet sapo Mike Pompeo të zyrtarizohet si Sekretar i Shtetit, duke zënë vendin e Rex Tillerson.

Me ardhjen e Pompeos në krye të DASH priten ndryshime edhe në poste të tjera të rëndësishme që lidhen me Shqipërinë, siç është ai i nënsekretarit të dytë të Shtetit për EuroAzinë. Politiko.al ka raportuar më parë se një prej emrave të përfolur për këtë post është ai i Jonathan Moore, ish shefi i zyrës së Euroazisë për Ballkanin, dhe së fundmi shefi i Misionit të OSBE në Sarajevë.

Të fundit