Ikën drejtuesi i LSI-së, kush vendoset në krye të Postës dhe DSHP-së në Elbasan

Në institucionet e qarkut të Elbasanit ka pasur ndryshime të tjera sot. Ardit Demiri, ish-prefekt i Elbasanit emërohet drejtor i Shërbimit Posar në vend të Elvira Xhyrës, ndërsa Xhyra është emëruar drejtore e Shërbimit Publik Elbasan.

Më herët këto dy institucion në Elbasan janë drejtuar nga përfaqësues të LSI-së. Ndërkohë kujtojmë që pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Luiza Popja është emëruar drejtore e Shërbit të Transportit Publik në Elbasan në vend të Astrit Xhelilit të LSI-së.