Ikën ‘epoka e kanabisit’, 723 kg kokainë me destinacion Shqipërinë

Sekuestrimi i 613 kg kokainë në Maminas të Durrësit ishte një i papritur në aspektin e sasisë dhe të vlerës rekord. Megjithatë, për gazetarin Artan Hoxha, ky nuk ishte një rasi i izuluar.

Ai tha se janë kapur edhe 4 raste të tjera të trafikut të kokainës që kishin destinacion Shqipërinë. Totali i kokainës së kapur shkon në 723 kg.

“Ne na ra si bombë që u kapën 613 kg kokainë. Por ka një parantezë para kësaj gjëje. A po ndeshemi ne për herë të parë me trafikun e kokainës në Shqipëri? A dëgjojmë ne për herë të parë grupet kriminale shqiptarë që kanë mundësi të bëjnë operacione të tilla me përmasa kaq të mëdha?! Unë po citoj disa raste”, tha gazetari Artan Hoxha në Ora News.

Ai tregoi edhe datat dhe sasitë dhe datat e sekuestrimit të kokainës, e cila kishte destinacion vendin tonë.

“Në datën 10 nëntor 2013 janë kapur në portin e Guayaquil në Ekuador 145 kg me destinacion Durrësin. Në datën 21 maj të 2014 janë kapur po në të njëjtin port 89 kg që kishte destinacion Durrësin. Në 5 qershor 2014 në portin e Tivarit janë kapur 211 kg kokainë dhe kishin destinacion Fierin dhe po në 20 qershor të atij viti është kapur një grup shqiptarësh në Ekuador që janë në burg edhe sot e kësaj dite nga Vlora me një sasi prej 278 kg”, deklaroi Hoxha.

Në fund, ai shtoi se kjo tregon që ne kishim kohë që kishim shkuar në origjine dhe ishim bërë pjesë e kësaj industrie të trafikut të narkotikëve.