Ikën Niko Peleshi, Bledi Çuçi emërohet në krye të Ministrisë së Bujqësisë

Ndryshimet në qeveri kanë përfshirë dhe shkarkimin e ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi.

Rama ka lajmëruar sot në Asamblenë e PS-së se në krye të kësaj ministrie emërohet Bledi Çuçi, ndërsa i kërkoi Peleshit të sjellë rezultate të larta nga Korça.

Rama ka njoftuar më tej shkarkimin e gjithë ministrave me mbi pesë vite në kabinetin qeveritar.