Flash News

KRYESORE

Ikën një tjetër drejtor, Balluku shkarkon kreun e KESH

Ikën një tjetër drejtor, Balluku shkarkon kreun e KESH

Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shkarkuar një tjetër drejtor nën varësi të kësaj ministrie.

Agron Hetoja, drejtor ekzekutiv i KESH është shkarkuar nga detyra, ndërsa në vend të tij është emëruar Benet Beci, i cili ka patur post drejtues te Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Hetoja nuk është drejtori i parë i shkarkuar nga Balluku, që pas ardhjes së saj në krye të këtij institucioni.

Më herët janë shkarkuar  Klodian Gradeci, drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OST) dhe Afrim Qendro drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Lexo edhe: Drejtori i ri i KESH/ Kush është Benet Beci, ‘besniku’ i Ramës në investimet elektorale; Shkeljet që konstatoi KLSH në 2017-ën

https://politiko.al/i-paralajmeroi-politiko-pas-qendros-dhe-gradecit-kush-jane-drejtoret-qe-priten-te-shkarkohen-me-urdher-te-rames/

Të fundit