Flash News

KRYESORE

Ikën një tjetër rrethrrotullim në Tiranë, ARRSH: Duhet mbikalim

Ikën një tjetër rrethrrotullim në Tiranë, ARRSH: Duhet

Tashmë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e prokurimit publik, duke vënë në dispozicion shumën prej 8.8 milionë lekësh për një kompani konsulence, e cila do të ketë për detyrë studimin dhe projektimin e një nyje që të krijojë mundësinë e lidhjes të të gjithë zonës. Përveç autostradës Tiranë-Elbasan dhe Unazës së Madhe këtu përfshihet edhe by-Pass perëndimor i Tiranës, që aktualisht është në faze ideje.

Sipas këtij dikasteri, rrethrrotullimi aktual, i cili bën lidhjen përmes 5 hyrje-daljeve është tejet i ngarkuar  dhe në raste të veçanta edhe i bllokuar dhe aspak sipas standardit për këtë kategori rruge. Ndërkaq, ajo që bie në sy është fakti se segmenti i Unazës së Madhe, nga Farka deri në Uzinën e Autotraktorëve në Shkozë, i cili tashmë duhej të ishte i hapur për kalimin e automjeteve vijon të jetë i bllokuar.

Kjo pjesë e Tiranës është një ndër zonat  më në zhvillim të kryeqytetit, pasi po urbanizohet, ndërsa ndërtimet po rriten me hapa tejet të shpejtë. Veç komplekseve masive te banimit, në këtë zonë janë ndërtuar dhe po ndërtohen edhe objekte te rëndesishëm komerciale si ”Qendra Tregtare”, ”Terminali i Autobusëve” dhe një sërë biznesesh të rëndësishëm, shkollash e objekte sociale, të cilët kane çuar në një rritje të ndjeshme të trafikut në këtë rajon./SCAN

Të fundit