Flash News

KRYESORE

“Ikim, ikim shpejtë”, dëshmitarja tregon si ndodhi atentati në Laprakë

“Ikim, ikim shpejtë”, dëshmitarja tregon si ndodhi

Një dëshmitare ka rrëfyer ngjarjen ku mbeti e vrarë një 17-vjeçare dhe u plagos 23-vjeçari Erion Bengo.

Për News 24, dëshmitarja ka treguar se ishin dy djem të cilët erdhën me vrap dhe pas të shtënave u larguan duke thirrur  “ikim, ikim shpejt”.

“Ishte ora 18.15 ose 18.30. Pashë dy djem që erdhën me vrap nga rruga. Nuk i kushtova rëndësi. Kur disa sekonda me vonë dëgjova breshëri dhe më pas këta djemtë që thanë “ikim, ikim shpejt” dhe u larguan me vrap nga ana tjetër. Nuk i pashë kush ishin. Në ato momente pashë që afër makinës që u qellua ishte një grua që po parkonte. Iku e tmerruar. Dhe makina e të rinjve iku menjëherë pas të shtënave”, tha dëshmitarja.

 

Të fundit