Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artan Fuga
Qyteti duket i shkretë.
E mo gëzoju ! - më thotë egoja që drejton automjetin bashkë me mua - shiko si e ke rrugën, krejt të lirë. Mbrëmë e për natë që të kaloje segmentin e Hekurudhës, të duhesh të paktën 20 minuta!
E shoh egon me ironi. E pyes : Kur ha ushqim, e kalon drejt e në fund të barkut, apo ke dëshirë që ushqimin ta rrotullosh pak nëpër gojë, ta kalosh pastaj në fyt, të ndjesh se të shkon dalëngadalë duke zbërthyer aroma e shijet gjithandej trupit?
Unë nuk dilja për të bërë gara, por për ta shijuar rrugën!
Mbrëmë në darkë rruga dytësore e plazhit, ajo e pista dhe shkatarraqja, anash hoteleve dhe restoranteve të mëdhenj dhe të zhurmshëm ngjante si dhomë e errët e një aparati fotografik pa film. Ca hije të rralla endeshin me fener dore nëpër trotuaret e ngrëna si byrek gostivari kafshuar nga ndonjë tirons i uritur.
Këmbë njeriu. Ka filluar dimri. Dimri i madh që më gusht këtu. Ikja e kosovarëve sjell dimrin në plazh. Se mos vetëm në plazh.
Hotelet ngjanë si shkëmbe kavaje të shpërndarë nëpër breg të detit. Errësirë. Janë boshatisur krejt!
Restorantet dhe kafenetë janë mbyllur. Tavolinat me këmbëpërpjetë. Tani miq ikni flini dhjetë muaj dhe shpresoni, lutuni në xhami a në kishë që ata të duan të vijnë përsëri vitin tjetër se përndryshe do të vdisni për bukë.
Uroni që në Prizren të mos vijë deti dhe natyra të mos krijojë brigje me rërë atje.
Kërkoj një supë peshku sa për darkë. Duket se është e djeshmja. E pyes kamarjerin: Sikur pak klientë keni sot? Ashtu, thotë ai, por dje ishim plot.
Gënjen si dreqi. Mirë bën. Klientin gjithmonë duhet ta gënjesh. Sidomos shqiptarin e Shqipërisë. I ka qef rrenat. U beson.
Mbrëmë, që ishte nata e fundit, unë erdha përsëri këtu. Këmbë njeriu. Ca çifte të lodhura dhe ndonjë pepino nga jugu i Italisë që më shumë bën zhurmë me të vetët sesa porosit.
Hani mish derri tani, kënaquni! Kosovarët na lanë shëndenë për këtë vit!
Supa ishte e pardjeshme. Rrushi te pika e shitjes te Iliria ishte i fishkur dje për herë të parë. Te berberi nuk kishte radhë.
Më rruaj dhe më qeth mirë e mirë! - i thashë berberit që për herë të parë më mori lekët se dikur më thoshte me dashamirësi dhe më bënte me turp :
Profe e ke të qethmen nga lokali!
Akullorja e Gostivarit zhdukur nga vitrinat frigoriferike. Kush ha akullore në dimër!!!
"E mbaj nga mesi i qershorit deri në dhjetëditshin e fundit të gushtit. Pastaj kush vjen këtu?"
E vërtetë, mbeten këtu njerëzit e mirë, të butë, të heshtur, të varfër që banojnë dimër e verë. Muajt e verës çfarë zanatesh nuk u lejon bashkia e Durrësit të bëjnë : Tundës celësash në rrugë për të joshur kosovarë që kërkojnë dhoma me qira. Roje parkingu për qerre kosovarësh. Kamarjerë. Qërues preshësh në kuzhinë. Shitësa rrobesh të vjetra. Dhe mirë bën që e liberalizon tregun e punës dhe nuk i bezdis njerëzit bashkia. Eshtë koha për të mbledhur si milingona ca pare në mënyrë që të mbajmë frymën me bukë gjatë dimrit.
Ne shqiptarët e arapajt, e golemasit, shkallnuriotët, hekurudhsit, uradalanasit, punojmë kontrapedal. Ne punojmë kur kosovarët pushojnë. Ata pushojnë kur ne punojmë. Ata bëjnë qef me punën tonë duke na paguar, ne jetojmë me paret e atyre dhe me punën tonë. Kur ata punojnë në vjeshtë, dimër, pranverë, ne flemë si ariu, ose presim vizita kryeministrash nga vendet që i ka lënë treni i integrimit europian.
Na ka lënë treni këtu në Durrës.
Ku ka më tren që kalon këtu!
E lë Vespën mu mbi shinat e trenit, kur shkoj të ble shalqi atje ku më tutje ca egjiptianë të vegjël mbledhin kashtën si lëndë e parë për çadra dielli krejt absurde.
"Kujdes se pas pesë orësh kalon një tren këtej, dhe mundet që Vespa ta pengojë", - më thotë shalqinasi. Dhe qesh bukur. Ja marr shalqiun pa provë se e di që nuk më rren. E provoj në shtëpi. Pasi e ha.
Ka ardh dimri. Këtu nuk ndrrohen stinët sipas rrutullimit të diellit, por sipas ikjes së kosovarëve nga plazhi. Ikin ata rriten me 50% papunësia në moshat e reja në trevën durrsake. Kështu thotë të paktën observatori i papunësisë urbane që është ngritur te Vila e Mbretit sipër Currilave.
Shtohen prirjet për të vjedhur. Rritet mërzia urbane. Konsumi i drogës zmadhohet midis autoktonëve.
Edhe deti ndjen dimrin. Një diell i lodhur ka nxjerrë kokën pas një vinçi të ngrirë prej kohësh në palëvizje andej nga porti. I kuq dielli, i kuq edhe deti.
Qen të vetmuar enden në breg. Janë edhe të uritur. Ne kemi lidhje me një qen rrugësh. Lidhje klandestine. Edhe për të mirën tonë e mbajmë dashurinë me të të fshehtë sepse njerëzit gati janë të thonë : Tan Fuga merret me qen rrugësh! Por, edhe për të mirën e qenit sepse xhelozët mund ta keqtrajtojnë vetëm sepse më shohin që i hedh ndonjë vezë fshehurazi te këmbët. Për pak e shqeu një qen i zi rival sepse nuk donte që ta trajtonim ndryshe nga ai mikeshën tonë qene.
Mendoj se çfarë do të bëj qenia pasi të iki edhe unë me kosovarët nga plazhi!
Qenit ia kam venë emrin "Roza". Kot!
Ajo nuk përgjigjet fare kur e thërras fshehurazi me këtë emër. Cfarë do të bëjnë qentë e plazhit tani në dimër. Mbase emigrojnë në Tiranë, kushedi!
Kosovarët mblodhën plaçkat dhe ikën nga plazhi drejt viseve të tyre. Ata nuk mund ta dinë sesi është plazhi pa ta. Shkretëtirë. Ka bukurinë e vet, sigurisht, por i përgjumur. Vjetrohet mielli, nëpër rafte se askush nuk bën fli, vjetrohet sheqeri se nuk sherbetosen bakllava, vjetrohet qumështi se nuk ha kush akullore bre!
Shoh ballkone bosh apartamentesh me qira ! Atje ku gjatë verës kundroja tipologjinë e sjelljes të familjeve të qeta dhe të qendrueshme kosovare.
Flasin pak me zë të lartë, e vërtetë.
Gratë sidomos sepse burrat janë të heshtur dhe u ka peshë fjala.
Sa qef i kanë simitet e bardha në mëngjes.
Kafen turke e duan gjithashtu ta pinë në ballkon.
E bën gruaja, edhe për vete edhe për burrin. Burri vetëm e pi duke tymos cigaren e vet dhe menduar. Ndofta e ka trashëgim arkaik këtë natyrën mendimtare të mëngjesit.
Ne burrat e Shqipnisë nuk mendojnë fare në mëngjes. Rruhemi dhe fishkëlllejmë.
Kur ikin në plazh ballkoni rregullohet dhe mbi tavolinë qendron e vetmuar dhe e pastër vetëm tavlla e duhanit e burrit.
Cfarë mendon or bacë, ndërsa gruaja bën punët e shtëpisë?
Ndihmoje i cikë, po aq sa dukesh që e do dhe e mban me kujdes!
Cunat e urtë janë të butë dhe të bindur në shtëpi.
Kurse gocat, shumë, sa shumë, në telefonat celularë.
Familje të qeta.
Pa sherre komshinjsh si te ne që punojmë në verë dhe flemë si ariu në dimër.
Axhenda të ndryshme. Ata punojnë kur ne qendrojmë duarlidhur, ne punojmë kur ata si gjithë bota pushon. Si nuk e bëmë njëherë hapin bashkë si ushtarët në rreshtore!
"Ne ju kemi cliruar juve, ne shqiptarët e Maqedonisë kemi luftuar për ju!" - më thotë pirësi i kafesë atë ditë përballë lokalit të striptizës "Shqiponjat". E shoh me seriozitet dhe brenda shkrihem gazit. "Mos beso po deshe, por ministri i luftës i Ismailit ka pas qenë nga ne, solli edhe pare, për ju. Pa të nuk bëhej Shqipja."
"Pije kafen or mik, pije. Mos u merr me budallalliqe. A i ke paguar taksat? "
"Këtu ta kam, për ne duhet leje qendrimi, kurse vijnë tregtarë nga Evropi dhe rrinë sa të duan. Ne paguajmë dhe bakshishe për me punuar !"
"Mirë, pra, mirë, po kjo nuk lidhje me historinë kombëtare o burr,ka lidhje me korrupsionin sot, përse i bënë lëmsh në tru të gjitha."
Më sheh me mosbesim. Pastaj më qit kafen dhe thotë se e kam nga ai.
Tavolinat me këmbëpërpjetë,
qentë e uritur kërkojnë të zotin në breg,
dryna mbi duar restorantesh,
deti ka rrit dallgët dhe nxjerr më shumë leshterikë në breg,
Kosovarët na kanë lënë vetëm.
Dimri ka ardhur!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38