All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ikja e Xhafajt, Nishani: Ishte dorëheqje e imponuar dhe e kërkuar! Procedurat që duhet të ndiqen

Ikja e Xhafajt, Nishani: Ishte dorëheqje e imponuar dhe e kërkuar!
All - Paragraf - 1

Ish-presidenti Bujar Nishani i ftuar në emisionin “Kjo Javë” sa i përket dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj u shpreh se ishte e imponuar.

All - Paragraf - 3

“Patjetër që është dorëheqje e kërkuar. Është konfirmuar jo vetëm si akt, por po të shohësh procedurën, del kryeministri që njofton zëvendësimin”, u shpreh Nishani.

Më tej, i pyetur nga Nisida Tufa për arsyen e mundshme të dorëheqjes, Nishani u shpreh: "Dorëheqja ka dy anë të medaljes, ose dy rrugë. Në analizën time të dyja rrugët të çojnë në një burim, tek kreu i qeverisjes aktuale. Në aspektin e parë politik, dorëheqja e ministrit të radhës të brendshëm është padyshim për shkak të presionit të madh në rritje. Dikush thotë se nuk ka një vizibilitet, se nuk kemi protesta por ka një presion në çdo rrugë, çdo lagje e çdo kafene të njerëzve. Presioni final besoj se ka qenë presioni ndërkombëtar. Patjetër që është e kërkuar".

Sa i përket dorëheqjes, Nishani u shpreh se ka një procedurë që duhet ndjekur. “Unë eksperiencën time nuk më është dashur të veproj me prapaskena. Dorëheqja është në qëllimet e gjithsecilit. Por ka një procedurë. Ministri duhet ta paraqesë dorëheqjen tek kryeministri dhe kodi institucional dhe rregulli e do që i dorëhequri të paraqitet tek opinioni përmes një deklarate që tërhiqet nga detyra. Ai duhet të japë arsyet dhe shkaqet. Pas kësaj duhet të kemi prononcimin të kryeministrit që e pranon apo jo dorëheqjen. Këtu ka degraduar edhe koncepti i qeverisjes. Është deformuar institucioni i ministrit. Kryeministri ka konfirmuar sot akuzat e vazhdueshme nga opozita për lidhjet e qeverisë me krimin.  Të dy ministrat që kanë qenë janë akuzuar nga instancat ligjzbatuse të huaja.”- tha Nishani.

Të fundit