IKMT aksion në Lalëz, Bici: Shkelja e lejes me 1 cm do t’ju kushtojë shumë

Inspektorati Kombёtar i Mbrojtjes sё Territorit ka ndёrmarrё njё aksion nё Gjirin e Lalёzit për prishjen e njё numri objektesh tё ndёrtuara jashtё lejeve. E pranishme nё kёtё operacion ishte edhe kryeinspektorja e IKMT, Dallёndyshe Bici.

Ajo ёshtё shprehur e prerё nё zbatimin e ligjit, nё mbrojtjen e territorit dhe tё pronёs publike, duke dhёnё njё mesazh tё qartё pёr bizneset e mёdha tё ndёrtimit.

“Loja, merr lejen, shkele lejen sa dhe si tё duash, pastaj legalizo shkeljen pёr pesё lekё, do tё marrё fund”, u shpreh Bici.

Kryeinspektorja ka paralajmёruar biznesmenёt e ndërtimit se do tё humbasin shumё mё tepёr nga çmund tё fitojnё, nёse e shkelin qoftё edhe njё centimetёr lejen e dhёnё nga institucionet publike.

Pёr Bicin, Shqipëria, mjedisi, turizmi, publiku nuk mund tё humbasin mё pёr llogari tё xhepave tё biznesmenёve tё pangopur.

“Bregdeti, pasuria e shqiptarёve, nuk do tё jetё mё njё shesh ku bёjnё pёrshesh ndёrtimorёt, theksoi ajo.