Flash News

KRYESORE

IKMT shkatërron 10 objekte në Golem, pronarët ngrenë akuza: Kemi dokumentacionin e duhur

IKMT shkatërron 10 objekte në Golem, pronarët ngrenë akuza:

Probleme serioze në horizont për 10 objekte, kryesisht lokale dhe restorante që ndodhen në Golem për të cilët IKMT-ja ka nisur shembjen. Mirëpo pronarët janë duke pretenduar se ata kanë leje nga bashkia dhe institucionet për të ushtruar aktivitetin e tyre dhe gjithçka dukej në rregull deri në momentin që ka ardhur ky njoftim për prishjen e objekteve.

Ky nuk është i vetmi problem, pasi jo vetëm që nuk e ka marrë njeri për bazë dokumentacionin që ata posedonin, por edhe nuk iu është lënë afat mjaftueshëm nga momenti i lajmërimit për prishjen.

“Kemi leje ndërtimi, bashkie dhe të gjitha të tjerat. Pas këtyre lokaleve ndodhen vilat e Ramës, ka nevojë për diell, prandaj po shemben objektet. I kemi me letra me të gjitha, nuk na dhënë asnjë shpjegim. Aksioni filloi dje dhe nuk na u dha njoftimi, duhet të paktën një javë që të merren masat. Në mëngjes na thanë nuk do të shembet dhe tani na dhanë afat dy dorë”, shprehet Shkëlqim Dervishi, njëri nga pronarët e bizneseve.

Të fundit