Flash News

KRYESORE

IKMT vijon aksionin tek Unaza e Re, pritet të shemben dy objekte të mëdha

IKMT vijon aksionin tek Unaza e Re, pritet të shemben dy objekte të

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit vijon punën në shembjen e objekteve që pengojnë ndërtimin e projektit të Unazës së Re.

Aksioni i IKMT ka nisur prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm për lotin e dytë të këtij projekti. Mësohet se në aksionin e sotëm do të shemben dy objekte të mëdha.

Postimi i plotë i IKMT-së:

IKMT prish 17 objekte në lotin II të Unazës së Madhe. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot fazën e re të prishjeve në gjurmën ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës, loti II (Astir).

Janë 17 objekte nga 1 deri në tre kate me funksione të ndryshme, që janë planifikuar për t’u prishur. Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas ligjeve, ndërkohë që një pjesë është skualifikuar. Deri tani, në të gjitha lotet e Unazës, jane prishur 150 objekte të madhësive të ndryshme.

Të fundit