Flash News

KRYESORE

Iku epoka e Bella Hadid dhe Kendall Jenner, kjo është 17-vjeçara që rrëmbeu çmimin "Modelja e Vitit"

Jo më Bella Hadid dhe Kendall Jenner, këtë vit çmimin "Modelja e Vitit" e rrëmbeu 17-vjeçarja Kaia Gerber.

Gerber është vajza e supermodeles Cindy Crawford. Ajo hyri në histori si modelja më e re që u vlerësua me këtë çmim, vetëm 17 -vjeç, ndërsa vitet e shkuara modelet fatlume që janë vlerësuar me këtë çmim kanë qenë Kate Moss, Lily Cole, Jourdan Dunn dhe Cara Delevingne.

Duket se 17-vjeçarja ka trashëguar talentin në pasarelë nga e ëma, pasi arriti të mposhtë në garë supermodele e njohura si Bella Hadid dhe Kendall Jenner. Ajo nisi rrugëtimin e saj si modele në moshën 16 vjeçare, gjatë sfilatës së Calvin Klein në New York.

[caption id="attachment_223794" align="alignnone" width="820"] XXX in the winners room during The Fashion Awards 2018 In Partnership With Swarovski at Royal Albert Hall on December 10, 2018 in London, England.[/caption]

Të fundit