Flash News

KRYESORE

Iku nga “Top Channel”, Adi Krasta lajmëron projektin e ri

Moderatori i njohur Adi Krasta pas ikjes nga Top Channel nuk e kemi parë deri më tani në asnjë televizion. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Krasta ka lajmëruar projektin e radhës. Ai publikuar një video të një nga emisioneve të tij, ku ka pasur të ftuar pikërisht shkrimtaren Elvira Dones.

Dones është autore e disa botimeve, novelave, skenariste dokumentarësh etj dhe këtë herë vjen për herë të parë në ekran me një bashkëpunim, i cili në autorësi duket premtues.

Ai nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth projektit, duke e lënë gjithë publikun e tij në pritje. Kujtojmë këtu se Elvira Dones është shkrimtarja shqiptare që shkëlqeu pas ikjes nga Shqipëria komuniste. Nga tetori i vitit 1988 jeton dhe punon në Zvicër.

Të fundit