Flash News

KRYESORE

Iku nga Top Channel, çfarë e bëri të kthehet sërish Arbana Osmanin

Iku nga Top Channel, çfarë e bëri të kthehet sërish

Ditën e djeshme disa media shkruajtën se Arbana Osmani është larguar nga 'Top Channel'. Ditën e sotme u shkruajt se në të vërtetë ka ndodhur një përplasje mes drejtorit të televizionit, Ben Blushi dhe Arbanës.

Burime pranë televizionit thonë që ishte moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, që vendosi të largohej pas debatit me drejtorin.

Arbana është larguar zyrtarisht pak ditë më parë, por sipas “Tiranapost” është rikthyer sërish në “Top Channel” pas dy ditësh negociata me drejtuesit.

Arsye e debatit mësohet se ka qenë kërkesa e saj për një vlerësim më të lartë monetar, për të cilën më pas duket se kanë rënë dakord.

Të fundit