Flash News

KRYESORE

Iku nga Vizion Plus, Rudina Xhunga të hënën në ekranin e TV Klan

Gazetarja Rudina Xhunga, prej javësh është larguar nga ekrani i Vizion Plus ku drejtonte emisionin e saj “Dritare”. Mirëpo, largimi i gazetares nga ekrani siç duket qe i përkohshëm.

Xhunga këtë të hënë do jetë pjesë e spektaklit më të ri  për fëmijë në TV Klan, “Në kurthin e Piter Pan”, i cili do moderohet nga Alketa Vejsiu.

Rudina Xhunga do jetë gazetarja e parë e cila do të futen në ‘kurthin’ e fëmijëve me pyetjet e tyre pikante. Akoma nuk janë zbuluar detaje nga programi, por deri më tani, Alketa Vejsiu ka zbuluar se fëmijët që marrin pjesë janë shumë të aftë në komunikim, të lirshëm me kamerat e publikun dhe që fusin në kurth personazhet me pyetjet e tyre.

Veç gazetares, dhe Alketa Vejsiu e Vera Grabocka kanë njoftuar se e ftuara speciale të hënën në orën 20:15 do jetë Rudina Xhunga. 

 

Të fundit