Flash News

KRYESORE

Iku i ngrohti me tetorin, muaji nëntor sjell dimrin e vërtetë

Iku i ngrohti me tetorin, muaji nëntor sjell dimrin e vërtetë

Muaji tetor ka pasur kryesisht ditë të ngrohta dhe me diell, me mëngjese të freskët dhe pasdite me temperatura të larta.

Kështu, sipas Meteoalb, muaji tetor 2017 rezulton 1.5°C më i ngrohtë për zonat e ulëta; 1.0 °C më i ngrohtë për zonat malore, por 1.0 °C më i FTOHTE për zonat bregdetare. Tabloja e reshjeve të tetorit 2017 është E VARFER, janë regjistruar 60%, 30% dhe 20% e normave të reshjeve mujore respektivisht për zonat e ulëta, malore dhe bregdetare.

Por Meteoalb parashikon se muaji që sapo kemi nisur do të jetë i kthjellët por me temperatura të ulëta. Temperaturat që kanë nisur të bien ndjeshëm ditët e fundit të tetorit, do të vijojnë edhe për ditët e para të nëntorit. Kështu, duke filluar që nga dita e mërkurë, moti i kthjellët, por i ftohtë, mbetet dominant në të gjithë vendin, gjatë gjithë ditës. Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë gjatë mëngjesit, por një rritje me 1 – 2°C do të pësojnë vlerat termike të mesditës, ndërsa ekstremumet termike ditore në rang vendi do variojnë nga – 3°C në 20°C.

Sipas Meteoalb, moti do të dominohet nga kthjellime deri ditën e premte, ndërsa fundjava pritet të ketë ndryshime.

Të fundit