Flash News

KRYESORE

Iku për festat e fundvitit, hajdutët i vjedhin shtëpinë

Një 39-vjeçar në Tiranë ka denoncuar në polici grabitjen e banesës. Ai u largua nga shtëpia për festat e fundvitit dhe kur është kthyer ka konstatuar se persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur banesën ku kanë marrë një shumë lekësh dhe disa bizhuteri.

Njoftimi

Më datë 05.01.2018, shtetasi B.H, vjeç 39, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 28.12.2017, është larguar nga banesa dhe kur është kthyer ditën e sotme, ka konstatuar se persona të paidentifikuar, duke hapur derën me çelës, i kanë vjedhur banesën ku kanë marrë nje shume lekesh dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Të fundit