Flash News

KRYESORE

Iku vapa, ja si do të jetë moti në orët në vazhdim

Iku vapa, ja si do të jetë moti në orët në vazhdim

Pas mesnate dhe deri në orët e para të së martës pritet që të ketë shtim të shirave në zonat veriore dhe perëndimore në territorin e Shqipërisë.

Sipas Meteoalb, ditën e sotme do të vijojë dominimi i kthjellimeve me vranësira të lehta deri pas mesditës kur pritet që një sistem vranësirash të vendoset mbi territor duke gjeneruar rrebeshe shiu fillimisht në perëndim dhe gradualisht në gjithë vendin.

Nga mbrëmja deri në mesnatë ka shkëputje të përkohshme të shirave por sërisht pas mesnatës dhe orët e para të së martës, sjellin shtim të shirave në zonat veriore dhe perëndimore.

Temperatura më e ulët në rang territori sot ka shënuar 12°C ndërsa pritet që maksimumi të ngjitet në 33 – 34°C në disa qytete të ultësirës perëndimore.

Të fundit