Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
Djegia e mandateve nga opozita, dhe protestat e rregullta përballë Parlamentit, i kanë dhanë një karakter ndërkombëtar krizës sonë. Mediat e huaja po pasqyrojnë në mënyrë besnike çdo gjë që ndodh në Shqipëri, duke ngritur kësodore baticën e opinionit publik perëndimor. Ky është një lajm i mirë për opozitën, e cila ka nevojë që denoncimet e saj të gjejnë jehonë në mediumet e ndryshme botërore, për të tërhequr mandej edhe vendimmarrësit e atyshëm në zgjidhjen e krizës.
Në të njëjtën kohë, kjo potere në gjuhë të huaj, përbën një lajm të keq për mazhorancën, pasi e ka të pamundur të kontrollojë hulumtimet e pavarura të gazetarëve që nuk kënaqen me “kasetat” e dala nga zyrat e propagandës, duke rrezikuar fasadën e krijuar me shumë mund brenda dhe jashtë vendit. Pikërisht kjo humbje e monopolit mbi informacionin nga ana e mazhorancës e detyroi Ramën të nisë një fushatë komunikimi në dy televizione të shtetit fqinj.
Mbrëmjen e së martës u shfaq në emisionin “Porta a Porta”, të drejtuar nga Bruno Vespa, ndërsa paraditen e sotme në ekranin e La7, në emisionin “L'Aria Che Tira”. Në të dyja këto dalje Rama u përball me panele miqësore, ku intervistuesit nuk dallonin shumë nga ata të ERTV-së. Madje nuk është ndonjë konspiracion i madh të mendosh se ishin të programuara për të qenë të tilla. Mjafton prania bujare e Vittorio Sgarbit në intervistën e La7 (Një nga miqtë e Ramës përtej Adriatikut, i cili në vitin 2012 dha dorëheqjen si kryebashkiak i Salemit, pasi komuna që drejtonte u shkri për pasojë të infiltrimeve mafioze; por kjo është një histori tjetër), për të kuptuar se politikani atipik (krushqit ngjajnë pa bëhen) po shërben si fixer, ose ndreqës (dikush që ndihmon gazetarët të lëvizin në një shtet të panjohur për të siguruar takime dhe informacione). Pikërisht për të ndrequr imazhin e tij, sigurisht jo të Shqipërisë, sepse në atë rast do të duhej të takonte homologun italian që sot ndodhet në Serbi, Rama po ndihmohet nga Sgarbi në këtë tentativë të dëshpëruar për të shuar zjarrin që po i rrezikon pushtetin absolut që zotëron.
Mesazhi që kryeministri u përpoq të përcillte në gjuhën italiane vërtitej rreth koncepteve: Nuk ka krizë dhe se kjo që po ndodh këtu është një revoltë e 'pallatit të politikës së vjetër'. Njohja e cekët e realitetit shqiptar dhe babaxhanllëku ndaj të ftuarit, nuk krijuan tek intervistuesit shqetësimin e duhur për të ngritur kundërpyetje serioze mbi temat e rrokura. Nuk pyetën se, si është e mundur që një politikan i cili ka njëzet vite në pushtet kanoset nga 'politika e vjetër'? Dhe, as u shqetësuan nga fakti se, për drejtuesin e lartë të një shteti që pretendon të bëhet pjesë e BE-së, një Parlament i përgjysmuar, nuk përbën shkak për një krizë politike.
Jo, hiç, asgjë.
Madje, edhe kur Rama krahasoi lëvizjen e opozitës shqiptare me atë të opozitës italiane të viteve njëzet, komentet ishin tepër naive. “Pastaj përfundoi siç përfundoi...” - tha Bruno Vespa pa shpënë deri në fund arsyetimin, kur kryeministri ynë përmendi Aventinon. Një term në zhargonin e politikës italiane i njohur për 743 mijë teleshikuesit e djeshëm të “Porta a Porta” (matja e audiencës është e përditshme dhe publike në Italinë e 60 milion banorëve), por çfarë do të thotë 'Aventino' dhe si përfundoi?
Aventino është një nga shtatë kodrat e Romës. Në lashtësi kjo zonë banohej nga plebejtë, banorët e qytetit që nuk i përkisnin familjeve historike të patricëve, të cilët e konsideronin veten trashëgimtarë të themeluesve të qytetit. Sipas historianëve romakë, në momentet e vështira të Republikës, banorët e Aventinos kishin si instrument kryesor të luftës së tyre politike një formë greve të quajtur “Secessio plebis”, ose shkëputjen e plebejve. Kur patricët abuzonin me pushtetin e tyre, në forma dhe mënyra që plebejtë i konsideronin të papranueshme, këta të fundit organizoheshin në një revoltë, jo të dhunshme, dhe tërhiqeshin në Aventino, duke refuzuar të merrnin pjesë në jetën politike dhe ekonomike të qytetit derisa të pranoheshin kërkesat e tyre.
Me po të njëjtën strategji veproi në vitin 1924 opozita italiane. Pas vrasjes nga trupat fashiste të deputetit Mateoti, opozita braktisi Parlamentin në shenjë proteste, duke u grupuar në një sallë të Monteçitorios (Parlamentit), deputetët e quajtën lëvizjen e tyre 'tërheqje në Aventino'. “Ne flasim nga kjo sallë parlamentare, ndërsa nuk ka më Parlament. Të zgjedhurit e vetëm qëndrojnë në Aventinon e ndërgjegjes sonë, nga ku asnjë joshje nuk do t’i tërheqë deri sa të agojë dielli i lirisë, të rikthehet sundimi i ligjit dhe përfaqësimi i popullit të mos jetë më shakaja mizore në të cilën e kanë shndërruar” – deklaronte Filippo Turati në fjalimin që pagëzoi këtë lëvizje. Rezultati i Aventinos moderne, sipas shumë bashkëkohësve dhe historianëve, hapi rrugën për transformimin përfundimtar të fashizmit në një regjim diktatorial nën udhëheqjen e Musolinit. Kjo ishte çka nënkuptonte Bruno Vespa me: “Pastaj përfundoi siç përfundoi...”.
Sigurisht, Edi Rama është shumë larg transformimit në një Musolini, më tepër për rrethana historike dhe politike, sesa për trajtat autoritare që nuk i mungojnë; megjithatë ballafaqimi i gazetarëve italianë me një kryeministër beribat, dhe me një opozitë shqiptare në Aventino, duhet të kishte ngjallur më shumë dyshime dhe kujdes për shkaqet që e çuan në këtë rrugë ekstreme, sidomos nga një popull që prej tërheqjes së opozitës u ndëshkua ashpërsisht nga historia.
Mirëpo, ndonëse kryeministri mund t’ia ketë hedhur paq në atë që mund të quajmë “il kazano italiano”, programe opinioni nga ku fitoi pak vëmendje në mediat e atyshme dhe bëri krenar mbështetësit e këtushëm, së pari komentuesin e ethshëm të Facebook-ut Petro Koçi (po, ka edhe kështu!), rrapëllima e krizës është aq e madhe saqë pelegrinazhet e tij në kanalet e huaja nuk frenojnë dot pelegrinazhet e korrespondentëve të huaj në kërkim të së vërtetës.
Me 'opozitën në Aventino', gazetarët e huaj në terren dhe skandalet në mejdan, asgjë nuk mund të ndalë klepsidrën që tashmë është përmbysur, dhe bashkë me të edhe fati i këtij Parlamenti.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38