Flash News
Konstituohet grupi i dialogut për ‘Reformat’ mes opozitës dhe mazhorancës
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Spahia: Në Shqipëri, siguria e jetës në vullnetin e lirë të prodhuesve, importuesve e shpërndarësve
Ilaçi ranitidine, tabletë në formë doze 150 mg dhe 300 mg nuk duhet të merret më, pasi tek në të ka rezultuar papastërti kancerogjene. Ky ilaç përdoret shpesh nga qytetarët sa herë kanë probleme me stomakun, madje e marrin edhe pa recete në farmaci.
Kompania prodhuese ka nisur ta tërheqë këtë ilaç nga tregu pas alarmit të dhënë nga agjencia europaine e barnave.
Agjencia e barnave e ka publikuar këtë lajm në faqen zyrtare të saj, ndërkohë që mjeket po njoftohen nga urdhrat përkatës në mënyrë që të mos e përshkruajnë më në recetë.
Ndërkohë, për këtë problem ka reaguar edhe ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia.
“Agjensia Kombëtare e Barnave (AKBPM) vetëm njofton e këshillon profesionistët e shëndetit për efektin anësor të Ranitidinës e Zantac e I kërkon Urdhërit të Farmacistit e Mjekut që të informojnë pacientet për efektin e rrezikshëm të përdorimit të Ranitidinës!!!! Pra në Shqipëri, siguria e jetës i lihet në vullnetin e lirë e ndërgjegjen e prodhuesve, importuesve e shpërndarësve!!!
Përballë kësaj papërgjegjshmërie flagrante të shtetit e ministrisë së kapur e të paaftë, këshilla urgjente për qytetarët është që të mos e marrin më atë ilac e të këshillohen me mjekun për zëvendësuesin e tij, që të mos ketë përmbajtje nitrosamine (NDMA)”, shkruan Spahia ne facebook.