Flash News

KRYESORE

Ilda Bejleri hedh në gjyq Mustafa Nanon?

Pas replikave të shumta virtuale mes gazetarit Mustafa Nano dhe moderatores Ilda Bejleri, ka reaguar sërish kjo e fundit. Në postimet e saj në Insta Story, Bejleri lë të nënkuptojë se do të hedh në gjyq gazetarin Nano.

Teksa ka publikuar disa sekuenca të kolegeve të saj italiane me dekolte të hapur (për të cilën u kritikua dhe nga Nano), moderatorja shkruan, “Me policin e penduar shihemi në gjyq”.

Më tej ajo shton, “Sepse askush nuk ka të drejtë, t’i flasë askujt me atë gjuhë, për më tepër në TV. Të gjithë ju që shqetësoheni për veshjet a e keni pyetur veten se çfarë mënyre të folurit po i mësoni fëmijëve tuaj?”

Ilda thekson se për fat të mirë jemi në Shqipëri dhe secili ka të drejtë të vishet si të dojë.

Të fundit