Flash News

KRYESORE

Ilda Bejleri nxehet në emision me Ervin Kurtin: Ku është problemi me Klevis Balliun?

Ilda Bejleri nxehet në emision me Ervin Kurtin: Ku është problemi

Moderatorja e SuperSport, Ilda Bejleri ka qenë e ftuar sot në emisionin ‘Top Show’ për të folur për feminizmin, por nuk i ka shpëtuar ngacmimeve për jetën e saj personale.

Prej kohësh raportohet se Ilda është në një lidhje me deputetin e PD-së, Klevis Balliun, por asnjëri prej tyre nuk i ka konfirmuar zërat.

Gazetari Ervin Kurti e ka pyetur fillimisht Ildën nëse e kishte dëgjuar deklaratën e Balliut ku shprehte pëlqimin për të dhe për Marina Vjollcën. “Po e kam dëgjuar diku, nuk ka asgjë të keqe”, u përgjigj shkurtimisht moderatorja.

Por, Ervini e ka ngacmuar sërish me pyetje kur në ekran u shfaqën disa foto provokuese të Ildës. “Mos ka parë këto fotot Klevisi?”,- iu drejtua Ervini Ildës, e cila kësaj here nuk reagoi mirë: “O Ervin, ku është problemi me Klevis Balliun se nuk po e kuptoj?! Pyete një herë. Tani...”

Të fundit