Flash News

KRYESORE

Ilda Bejleri premton surpriza, ‘reality show’ më i ri në ekranet shqiptare

Prej ditësh është lajmëruar fillimi i ‘reality show-t’ më të ri në Digitalb, “Rikthimi i Dallëndysheve”,  që ka në qendër histori suksesi të balerinëve me origjinë shqiptare.

Mbrëmjen e sotme në T-HD, ora 20:00 do të fillojë transmetimi i 6 episodeve që do të njohin publikun me historitë e secilit prej pjesëmarrësve.

Lajmi u bë i ditur nga moderatorja Ilda Bejleri nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’.

Akoma nuk dihet me siguri çfarë fshihet pas historive prekëse, por moderatorja, premton surpriza të mëdha që nga nata e sotme.

 Gjithashtu është paralajmëruar një Mbrëmje Gala me të njëjtin emër, në pallatin e kongreseve, më 13 Mars.

Të fundit