Flash News

KRYESORE

Ilda Bejleri zihet ngushtë nga moderatorja, ç’thotë për marrëdhënien me Klevis Balliun

Ilda Bejleri zihet ngushtë nga moderatorja, ç’thotë

Moderatorja Ilda Bejleri, mbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Kohët e fundit, në media është spekuluar për një lidhje të saj me deputetin e PD-së Klevis Balliun.

Teksa në ekran u shfaqën disa foto të Klevisit dhe të Ildës, moderatorja e sportit u zu ngushtë nga Rudina, e cila kërkonte të mësonte diçka më shumë për marrëdhënien e tyre.

“Nuk është momenti për të folur për jetën time private”, u shpreh Ilda. Më tej ajo shtoi, “Klevisin e njoh, e kam mik, është një person me shumë vlera, një shok shumë i mirë. Nuk është momenti për të folur për ne të dy sepse jam vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes për të tilla gjëra, sidomos unë”, përfundoi moderatorja.

Të fundit