Flash News

KRYESORE

Ilir Beqja jo si Rama dhe Balla: Halli i Metës nuk është burgu

Ilir Beqja jo si Rama dhe Balla: Halli i Metës nuk është burgu

Ndryshe nga kolegët ne PS, deputeti Ilir Beqja nuk mendon se reagimet e presidentit Ilir Meta janë të lidhura me frikën nga Reforma në Drejtësi. Në Abc News, Beqja deklaron se Meta është i mërziur me “shkërmoqjen e LSI-së”, forcës politike që krijoi vetë në 2004 dhe e ‘rriti’ deri në 2017-ën, vit kur u dërgua në Presidencë.

“Ai ndjen shkërmoqjen e investimit më të madh të tij që është LSI dhe unë mendoj që kjo është kriza kryesore që ka Ilir Meta si politikan sot, por mënyra si e reflekton është me luhatje kohët e fundit. Gjërat nuk janë të thëna njëherë e përgjithmonë, fakti që ne vetë kërkuam opinionin e Venecias, ne duam të marrim në konsideratë dhe sipas tij do bëjmë vendimmarrjen”, deklaron Beqja, duke iu referuar Komisionit Hetimor qe ka kerkuar ndihme edhe nga ekspertet e Venecias per interpretimin e shkeljeve kushtetuese te pretenduara nga mazhoranca.

Gjithashtu, ai nuk humbi rastin të deklaronte se Presidenti i Republikës si institucion duhet  të jetë i përgjegjshëm dhe të zbatojë kornizën kushteuetuese.

“Ne duam që Presidenti i Republikës si institucion të jetë i përgjegjshëm dhe të zbatojë kornizën rigoroze  kushteuetuese të funksionit të tij”, sqaroi ai.

Të fundit