Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ilir Ikonomi poston videon e vitit 1939, momenti i mbërritjes së Mbretit Zog në Paris
Pas videos së parë, Gazetari i “Zërit të Amerikës”, Ilir Ikonomi, ka postuar në rrjetet sociale një tjetër film të shkurtër nga momenti i mbërritjes së Mbretit Zog në Paris, më 9 gusht të vitit 1939-të.
Në video shfaqet Mbreti Zog i rrethuar nga gazetarët, teksa ecën me Mbretëreshën Geraldinë dhe me të motrat në mjediset e jashtme të kështjellës Chateau de la Maye të Versajës.
Një detaj mjaft interesant në këtë video është edhe momenti kur shfaqet një grua që mban në krahë princin trashëgimtar Leka I, i cili ishte vetëm katër muajsh.
Në postimin e tij Ikonomi jep detaje për momentin historik dhe thekson se është mirë ta dimë të shkuarën dhe faktet bazë të historisë, pasi interpretimi është diçka tjetër dhe lidhet me perceptimin dhe formimin e secilit.
Postimi i plotë:
Më ra në dorë një tjetër film i shkurtër që tregon Mbretin Zog afër Parisit në gusht 1939.
I ndjekur nga gazetarët dhe fotoreporterët, ai ecën me Mbretëreshën Geraldinë dhe me të motrat në mjediset e jashtme të kështjellës Chateau de la Maye të Versajës, që e kishte marrë me qera.
Në film duket edhe një grua që mban në krahë princin trashëgimtar Leka I, i cili ishte vetëm katër muajsh.
Zogu arriti në Francë në fillim të gushtit, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939.
“Populli im dëshiron lirinë, sepse në shekullin e 20, asnjë vend nuk mund të jetojë pa të. Për ta rifituar këtë liri, të jeni të bindur se populli shqiptar do të bëjë deri në fund detyrën e tij,” u tha Mbreti Zog reporterëve, sipas gazetës L’Ouest Eclair të datës 9 gusht 1939 (Në titrat e filmit e kam shkruar gabimisht 1940).
Franca ishte një tjetër stacion në rrugëtimin e gjatë që iu desh të bënte familjes mbretërore me ikjen nga Shqipëria e pushtuar. Ata kishin kaluar nëpër Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji dhe Belgjikë.
“Prestigji i Francës demokratike, mbrojtëse e vendeve të vegjël, - tha monarku i përmbysur shqiptar, - është i madh në vendin tonë, po ashtu edhe rrezatimi i saj intelektual.”
Është mirë ta dimë të shkuarën dhe nuk ka më mirë kur e shohim në film ose kur e lexojmë në librat e kohës. E kam fjalën që është e dobishme të dimë faktet bazë, sepse interpretimi është diçka tjetër dhe lidhet me perceptimin dhe formimin e secilit.
Sot në mëngjes po lexoja një autobiografi të Sir Andreë Ryan, ministër fuqiplotë i Britanisë në Shqipëri gjatë viteve 1936-1939, i cili jep këtë përshkrim të Mbretit Zog:
“Personaliteti i tij ishte më mbresëlënës se sa pamja fizike dhe kjo dukej më së miri kur bëje me të një bisedë kokë-më-kokë. Ishte inteligjent dhe mjaft i lexuar, sidomos në çështjet ushtarake. Fliste me qartësi të madhe dhe me një forcë që e ndihmonte tjetrin të kuptonte se si kishte arritur në majën e një vendi me një popullatë të përbërë nga elementë ndër më të shumëllojshmit. Ndërkaq, ndihej më pak kompetent për çështje që kishin të bënin me vende dhe shoqëri të huaja.
Mbreti e fliste turqishten me një lirshmëri dhe korrektesë të habitshme për një njeri që e kishte përfunduar arsimimin në Stamboll në moshën 16-vjeçare. Një gjuhë tjetër që preferonte të përdorte me zyrtarët e huaj ishte gjermanishtja, edhe pse kishte njohuri të frëngjishtes, që më vonë i përmirësoi.”
https://www.facebook.com/ilir.ikonomi/videos/10156755156998684/
Videoja e parë
https://www.facebook.com/ilir.ikonomi/videos/10156739201253684/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38