Flash News

KRYESORE

Ilir Meta: Çfarë i bëra të qartë Edi Ramës për çështjen Kosovë-Serbi

Ilir Meta: Çfarë i bëra të qartë Edi Ramës

Në një intervistë për emisionin “Debat Plus” në Tv Dukagjini, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se “dialogu Kosovë-Serbi është një përgjegjësi ekskluzive e udhëheqësve të Kosovës dhe e institucioneve të Kosovës.”

“Shqipëria, duke e mbështetur këtë dialog do të pranojë dhe duhet të pranojë çdo zgjidhje për të cilën institucionet e Kosovës do të shprehen në përputhje me Kushtetutën  e Kosovës dhe në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës. Çdo përfshirje e Shqipërisë apo institucioni të Shqipërisë në temat e dialogut Kosovë-Serbi, do të ishte një ndërhyrje e panevojshme, që mund të mos rezultonte ndihmuese për sa i takon, në radhë të parë demonstrimit të autoritetit dhe legjitimitetit të plotë të institucioneve të Kosovës. Dhe së dyti mund të krijonte keqkuptime të panevojshme”, - është shprehur ndër të tjera Meta.

I pyetur nëse këtë qëndrim ia ka bërë të ditur edhe kryeministrit Edi Rama, Meta ka thënë: “Unë këtë qëndrim ia kam bërë të qartë edhe kryeministrit tonë, zotit Rama. Ua kam bërë të qartë edhe faktorëve të tjerë. Kam bërë edhe një qëndrim publik.”

Sipas Metës, “Shqipëria ka për detyrë t’i kërkojë Kosovës një bashkëpunim, një koordinim, një unifikim për këto tema. Natyrisht edhe një koordinim tepër të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, por edhe të Shqipërisë dhe të gjithë procesit të integrimit euro-atlantik dhe europian të rajonit tonë.”

Të fundit