Flash News

KRYESORE

Ilir Meta dekreton shkarkimet, kjo është ministrja e parë për të cilën vendosi firmën

Ilir Meta dekreton shkarkimet, kjo është ministrja e parë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimet nga detyra për ministrat e qeverisë Rama dhe për zv/kryeministren Senida Mesi.

Zyra e shtypit e presidentit njoftoi se shkarkimi i parë që u firmos ishte ai i ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, për të vijuar me Niko Peleshin, ish-ministër i Bujqësisë, dhe Mirela Kumbaron, ish-ministre e Kulturës.

Meta ka firmosur edhe dekretet për shkarkimin e Damian Gjiknurit, ish-ministër i Infrastrukturës, Sonila Qatos, ish-ministre e Sipërmarrjes, Arben Ahmetajt, ish-ministër i Financave dhe Senida Mesin, ish-zv/kryeministre.

Deri më tani nuk ka njoftim për dekretimin e shkarkimit të Ditmir Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm.

Zv/kryeministri dhe ministrat e rinj të qeverisë, Ilir Meta jep “OK” për katër propozime të Ramës

Ilir Meta nuk firmos shkarkimin e Ditmir Bushatit, mungon firma edhe për 5 ministrat e rinj

Të fundit