Flash News

KRYESORE

Ilir Meta hipen në aeroplanmbajtësen "Abraham Lincoln": Drejtuesit e saj luftuan në Kosovë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar sot aeroplanmbajtësen amerikane "Abraham Lincoln”, që ndodhet në detin Adriatik. Vizita e Metës në një prej “armëve” më të fuqishme të SHBA-së u zhvillua në kudër të 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Presidenti është takuar edhe me drejtues të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund genocidit në Kosovë.

“Ishte kënaqësi e veçantë të vizitoja sot aeroplanmbajtësen amerikane🇺🇸 "Abraham Lincoln" në detin Adriatik me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Marrëdhëniet tona të forta janë një garanci per stabilitetin e rajonit tonë. Kënaqësi të takoja drejtues të cilët 20 vjet më parë kishin fluturuar në aksionin e NATO-s që i dha fund genocidit në Kosovë dhe Ballkan. Angazhimi i SHBA, kyç për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit tonë”, deklaron Meta.

Të fundit