Flash News

KRYESORE

Ilir Meta i jep shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Anastas Janullatos

Presidenti i vendit Ilir Meta i ka dhënë Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos shtetësinë shqiptare.

Pak ditë më parë, në një televizion grek  Janullatos është shprehur se pasardhësi i tij do të jetë një shqiptar sepse sipas tij ne nuk shkuam atje për të krijuar një koloni, por për të krijuar Kishën Ortodokse Autoqefle të Shqipërisë.

“E imagjinoni ne të kishim një gjë të tillë, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, – tha Janullatos.

Vetëm pak ditë pas kësaj deklarate, mësohet se Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur t’i japë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos, i cili është në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë prej 25 vitesh. Ndërkohë mësohet se Presidenti Meta e ka firmosur tashmë dekretin.

 

Të fundit