Flash News

KRYESORE

Ilir Meta, letër të fortë Komisionit Evropian: Situata në Shqipëri është dramatike

Ndërkohë që nga Komisioni Evropian është rekomanduar për të katërtën herë radhazi hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në, Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në lidhje me shqetësimet e tij për situatën politike që po kalon vendi.

Në letrën e publikuar fillimisht nga disa media, më pas edhe nga Presidenti në rrjetin social Facebook, Presidenti përshkruan një situatë vërtet dramatike politike dhe paralajmëron thellimin e krizës politike.

"Nuk mund ta fsheh keqardhjen në lidhje me fotografimin e fakteve lidhur me procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese për të cilën thoni: “Ka një mosmarrëveshje në lidhje me të fundit anëtarë të nominuar  si pasojë e një interpretimi të procedurave të emërimit nga Presidenti Republikës”. Padiskutim ka një mosmarrëveshje,  në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, por kjo vjen nga interpretimi i ndryshëm prej shumicës qeverisëse e cila tenton të kapë Gjykatën kushtetuese të vendit duke e shtuar këtë krizë Sui Generis në Shqipëri", nënvizon në letrën e tij prej faqesh Ilir Meta.

Teksa ka renditur sipas tij shkeljet e mëdha dhe antikushtetuese të mazhorancës Meta e mbyll në fund me një premtim të fortë; "Unë do të qëndroj i palëkundur në mbrojtje të integritetit të themelimit të gjykatës kushtetuese si e vetmja shpresë për një qeverisje me llogaridhënie përmes parimit Check and Balance, në mënyrë të posaçme përballë kësaj situate politike dramatike në Shqipëri".

Të fundit