Flash News

KRYESORE

Ilir Meta në bulevard më 2 mars/ Përplasje deklaratash në distancë Lleshaj-Presidencë

Ilir Meta në bulevard më 2 mars/ Përplasje deklaratash në

Deklaratat e sotme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili tha se më 2 mars, përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës, do të firmosë dekretin e parë kundër asaj që ai e quan grusht shteti, ka shkaktuar reagime të shumta brenda mazhorancës.

Së fundmi ishte ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili në një postim në tëitter nënvizon se është absurde që në një republikë parlamentare, policia të jetë e detyruar t’i garantojë një tubim antiqeveritar Presidentit të vendit.

“ Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet. ‪Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik”.

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidencës. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi thotë ‘Gjenerali’ nën poture duhet të mos shqetësohet për garantimin e rendit publik, pasi atë e garantojnë Presidenti dhe populli shqiptar.

“Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit? Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!”, shkruan zëdhënësi i Metës.

Të fundit