Flash News

KRYESORE

Ilir Meta nuk e konsideron tradhtar Edi Ramën: Është gjeni

Ilir Meta nuk e konsideron tradhtar Edi Ramën: Është gjeni

Presidenti Ilir Meta është i ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’, ku i është përgjigjur disa pyetjeve për liderët e politikës.

I vendosur përpara disa mundësi zgjedhjesh për të përshkruar kryeministrin Edi Rama, Meta përzgjodhi termat “gjeni” dhe “fashionist”, për të përfshkruar kundërshtarin e tij politik, duke përjashtuar “tradhtar”.

Ndonëse ishte Rama që e nxori pabesisht nga koalicioni dhe udhëhoqi një fushatë të hapur kundër LSI-së, duket se dashuria e Metës nuk ka përfunduar ende për kryetarin e PS.

Sa i përket Lulzim Bashës, Meta tha se është “shumë i mirë”, ndërsa për Berishën u shpreh se është “zotni”, “lider” dhe “i palodhur”.

Të fundit