Flash News

KRYESORE

Ilir Meta nuk i zhgënjen lexuesit e Politiko.al

Ilir Meta nuk i zhgënjen lexuesit e Politiko.al

Deputetët e LSI kanë votuar sot 'pro' emërimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm. Ilir Meta ka preferuar të japë votat e LSI për të mbajur në këmbë koalicionin, por me sa duket nuk ka dashur të shihet 'sy më sy' me Fatmir Xhafajn. Ndërkohë që në parlament bëhej votimi, kryetari i tij ka qenë në një takim me veterinerët.

Lexuesit e kanë parashikuar saktë kur i janë përgjigjur me 'po' pyetjes së Politiko.al nëse Ilir Meta do t'a votonte Xhafajn si ministër. Kështu, 58 përqind votuan për variantin Po (do t'a votojë) dhe 42 përqind Jo (nuk do ta votojë).

Të fundit