Flash News

KRYESORE

Ilir Meta publikon një foto me të birin, bën apelin e rëndësishëm: Të kontribuojmë të gjithë  

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një thirrje të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit.

Ndërsa publikon një foto me djalin e tij, Besarin, Meta apelon të gjithë shqiptarët që të angazhohen më shumë për një mjedis të pastër e të shëndetshëm, në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit.

“Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, dua të bëj një apel mbi nevojën për t’u angazhuar të gjithë që pasuritë kombëtare, të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit.

Të kontribuojmë të gjithë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm, të ruajmë resurset tona të jashtëzakonshme, pyjet, lumenjtë, florën e faunën dhe të orientohemi drejt produkteve bio, si mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm e për të promovuar e mbrojtur bukuritë natyrore.

Kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme”, shkruan Meta në facebook.

Të fundit