Flash News

KRYESORE

Ilir Meta rimerr drejtimin e LSI, Petrit Vasilin e fut në studiot televizive

Ilir Meta rimerr drejtimin e LSI, Petrit Vasilin e fut në studiot

Ilir Meta ka marrë drejtimin e fushatës së LSI-së. Ish-kryetari ka dalë sot në konferencë për mediat nga selia e partisë për të bërë thirrje për pjesëmarrje në takimin e Tiranës, ndërsa pasdite ishte i pranishëm në mitingun e Pogradecit.

Ajo që ra në sy në këtë miting ishte mungesa e kryetarit të partisë, Petrit Vasili. Në podium u ngjitën ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe ish-kryetari Meta.

Mësohet se Vasili do të jetë i pranishëm në orën 20:30 në studion e Abc News. Por a mund të jetë kjo një arsye e fortë që kryetari i partisë të mos marrë pjesë në mitingun e një prej qyteteve ku LSI pretendon se mund të dalë forcë e parë?

Kjo sjellje tregon se detyrat janë ndarë në LSI: Meta lëviz në terren, Vasili komenton lëvizjet e tij nga studiot. Pothuajse e njëjta situatë përpara se Meta të dorëhiqej si kryetar partie për t'u zgjedhur kryetar shteti.

Të fundit