Flash News

KRYESORE

Ilir Meta ‘selfie’ me Mike Pompeo

Ilir Meta ‘selfie’ me Mike Pompeo

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet për vizitë në Uashington të SHBA-së, ku ka marrë pjesë edhe në Mëngjesin e Lutjeve. Duke qëndruar në krah të Mike Pompeo-s, Sekretar i Shtetit, Meta ka shfrytëzuar mundësinë edhe për një foto të përbashkët.

Presidenti shqiptar deklaron se me sekretarin Pompeo kanë folur për rëndësinë e forcimit të sigurisë në Ballkan.

“Shumë i lumtur të isha sot në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Folëm për partneritetin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane”, shkruan Meta.

Diplomacia publike zero e Gent Cakajt, drejtuesi i Ministrisë së Jashtme nuk përdor ‘armën’ e rëndësishme për shtetet e vogla

Të fundit