Flash News

KRYESORE

Ilir Meta takon raporteren e PE: Mazhoranca po rikthen diktaturën

Ilir Meta takon raporteren e PE: Mazhoranca po rikthen diktaturën

Presidenti Ilir Meta ka marrë shkas nga publimi në Facebook i takimit me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos, për të hedhur akuza të reja në drejtim të mazhorancës.

Meta thekson se lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cenon integritetin e këtij institucioni.

“Kënaqësi të takohesha me raporteren e Parlamentit Europian, znj. Isabel Santos. Mirënjohës për ndihmën që institucionet europiane dhe vendet anëtare dhanë në ndihmë të popullit shqiptar.

Lakmia e mazhorancës për të kapur me çdo mjet antikushtetues Gjykatën Kushtetuese cenon integritetin e këtij institucioni kyç për llogaridhënien qeverisëse dhe kompromenton rëndë vullnetin e kësaj mazhorance për të çelur negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Miratimi i ligjit antikushtetues ditën e mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias dëshmon mungesën e thellë të respektit ndaj këtij institucioni ndërkombëtar, dhe fakton se qëllimi i vetëm i kësaj mazhorance është rikthimi i diktaturës përmes ‘mjeteve ligjore’”, shkruan Meta,

Të fundit