Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ilir Meta thyen heshtjen: Më 25 qershor do ketë surpriza; Njësoj si në 2008-ën? Jemi në realitete të ndryshme
Ish-kryetari i LSI, Ilir Meta ka thyer heshtjen dhe ka komentuar marrëveshjen e arritur mes PS dhe PD për zgjidhjen e krizës politike. Meta u përpoq të jepte idenë se LSI nuk ndihet e kërcënuar nga kjo marrëveshje, por përkundrazi, ndihet e qetë sepse tani do të ketë garë reale.
Meta përsëriti disa herë deklaratën se më 25 qershor do të ketë surpriza, si dhe theksoi se LSI do dalë forcë e parë.
Emërimin e ministrave teknikë të opozitës, Meta e konsideroi të njëjtë me qeverinë e besimit, e propozuar pak muaj më parë nga vet ai. Ai nuk i quajti të nevojshme konsultat e PS me zyrtarët e LSI për negociatat që u zhvilluan me PD.
I pyetur nga gazetarët nëse ndihet i kërcënuar se Basha dhe Rama mund të përsërisin precedentin e 2008-ës, kur Kodi Zgjedhor u ndryshua nga Berisha dhe Rama për të dëmtuar edhe LSI-në, Meta theksoi se situata ku ndodhemi sot mund të ketë ngjashmëri në disa synime, por jo në realitete, duke nënkuptuar se partia ku ai bën pjesë është shumë më e fuqishme se 9 vite më parë.
Fjala e Ilir Metës:
Dua të shpreh kënaqësinë time sepse sot jemi më të qetë dhe të lehtësuar se dy ditë më parë kur zgjedhjet dhe demokracia ishin buzë greminës. Për këtë dua të falenderoj faktorët ndërkombëtarë dhe vendas që dhanë kontributin e tyre për të patur zgjedhje gjithëpërfshirëse në mënyrë që qytetarët shqiptarë të shkojnë të qetë të votojnë.
Së pari, seanca do të mblidhet në momentin që do të jenë të gatshme të gjitha procedurat për zbatimin e kësaj marrëveshje.
Së dyti, të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet e njëanshme, ndaj të gjithë duhet të jenë të qetë sepse tani ka garë dhe padyshim që do të ketë surpriza.
LSI është sjellë në mënyrën më të përgjegjshme për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj krize dhe ka insistuar për dialog dhe ka kërkuar një qeveri besimi. Tani e kemi qeverinë e besimit. LSI fuqinë nuk e ka te ministritë.
Nuk ka patur nevojë për tu konsultuar asnjë nga LSI. Ka shumë alternativa, ka garë, ka demokraci, do ketë surpriza.
Ne do donim që kjo marrëveshje të ishte bërë një muaj më parë dhe t’ja shmangim vendit këtë situatë. Për fat të mirë tani bulevardi është i hapur dhe qytetarët janë të qetë.
Unë deri më 23 korrik jam anëtar i LSI dhe do të respektoj çdo vendim që do të marrë LSI. Jam i bindur që LSI do të jetë forcë e parë në zgjedhjet që po vijnë.
Se çfarë synon njëri dhe se çfarë synon tjetri, këto janë kalkulime të ngushta partiake. LSI ofroi të gjitha postet e saj për marrëveshjen dhe nuk ka kontribuar në tejzgjatjen e krizës.
Kolicionet? Kjo është zgjidhje që nuk mund të jap sqarim sepse nuk jam ekspert në këto çështje. Këto nuk janë zgjedhje përfekte sepse nuk janë zbatuar të gjitha rekomandimet e OSBE dhe asnjëherë për fat të keq nuk ka patur vullnet për t’i zbatuar. Kjo nuk lidhet me LSI sepse LSI nuk preket, ndoshta penalizion disa parti të vogla që kishin të drejtën të hynin në koalicione.
2008-ta? Mund të ketë ngjashmëri për disa synime të caktuara, por nuk ka ngjashmëri sa i përket realiteteve.