Flash News

KRYESORE

Ilir Meta betohet President

Ilir Meta betohet President

Ilir Meta betohet si Presidenti i ri  i Republikës së Shqipërisë.

Meta mbërriti në Kuvend në orën 18:02  dhe siç ishte parashikuar u prit nga nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj.

Meta morri 87 vota pro dhe 2 kundër.

Në ceremoninë e e betimit të zhvilluar sot në Kuvend, zv/kryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, lexoi formulën e betimit dhe Presidenti Meta tha “Betohem”. Më pas u këndua Himni Kombëtar.

Në seancë merrnin pjesë deputetë nga mazhoranca dhe opozita.

Presidenti Meta në fjalën e tij, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe shprehu vullnetin e hekurt për të respektuar Kushtetuën e Shqipërisë në intersin më të mirë të kombit dhe popullit shqiptar.

“Sot kam nderin t’ju përshëndes me ndjenjën më të lartë përkushtuese dhe do të dëshmoj solemnisht vullnetin time të hekurt për të respektuar në germë dhe frymë Kushtetutën e Shqipëisë në interesat më të mira të vendit, kombit dhe qytetarëve shqiptarë. Do t’i shërbej konsensusit, bashkëpunimit dhe gjithpërfshirjes dhe sidomos të avancimit të reformave që e bëjnë vendin tonë më demokratik, më të begatë dhe më shumë europian. Më 28 prill kandidova si President më shumë me mendje sesa me zemër, sepse opozita nuk ishte këtu, por ju siguroj se betimi im sot këtu është me zemër dhe besoj se kandidimi im si President dha kontributin modest në zgjidhjen e krizës politike”, u shpreh Meta.

 

Të fundit