Flash News

KRYESORE

Ilirjan Celibashi: KQZ, jo institucion i pavarur. Zgjidhja për votat fiktive

Ilirjan Celibashi: KQZ, jo institucion i pavarur. Zgjidhja për votat

“Për mënyrën si është kompozuar KQZ  ka shumë mundësi që politika ta reflektojë antagonizmin e vet në të”. Është kjo përgjigjia që dha ish Kreu i KQZ-së Ilrijan Celibashi në studion e ABC Neës me gazetaren Bruna Çifligu, i pyetur për ndarjen e dukshme mes anëtareve dhe kryetarit Zguri në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kur pyetet për besueshmërinë e KQZ-së, Celibashi shprehet se për sa kohë që propozimet për anëtarët vijnë nga partitë politike është shumë e vështirë t’i qëndrosh presionit dhe tundimit kundrejt atij që të ka propozuar dhe kjo e bën të vështirë KQZ-në si institucion të pavarur.

“Për mënyrën si është kompozuar KQZ, pa vlerësuar individët veçmas,  duke qenë se propozimet vijnë nga partitë politike është e vështirë që sado vlerë profesionale dhe karakteriale të kesh t’i qëndrosh presioneve dhe tundimit kundrejt atij që të ka propozuar, shto këtu dhe presioni politik është patakt dhe kjo e bën të vështirë KQZ-në si institucion të pavarur. KQZ është përpjekur që të tregojë një lloj pavarësie”.

Për sa u takon gabimet me shifrat nga KQZ, Celibashi thekson se kjo është lehtësisht e verifikueshme  dhe sipas tij në këtë çështje KQZ nuk duhet të jetë e ndarë. në këndvështrimin e tij ky një lloj preteksi për të shtuar konfliktualitetin politik

“Gjithmonë ka vend për pasaktësira dhe vend për korrigjime. Mbetet për t’u verifikuar për shkak të gabimeve njerëzore. Do ishte mirë që KQZ në këtë çështje mos ishte e ndarë në këtë çështje, sepse shumë kollaj mund ta verifikojnë. Më duket një lloj preteksi për të shtuar konfliktualitetin politik. Vetë KQZ mund ta verifikojë shumë lehtë”, përfundon ai.

Të fundit