Flash News

KRYESORE

Ilva Tare ka ditëlindjen, urimi i veçantë i mikes së saj

Gazetarja Ilva Tare ditën e sotme feston ditëlindjen dhe shoqja e saj Egerta Shehu ka vendosur ta urojë publikisht nëpërmjet rrjeteve sociale.

Egerta e cila është njëkohësisht edhe grimierja e gazetares, ka postuar në ‘Instagram’ një video me të gjitha fotot e tyre së bashku duke i kujtuar kohët e vjetra.

Ajo gjithashtu është shprehur se do të kujdeset për pamjen e saj edhe për 100 vite të tjera.

“Të kujtohet? Kur kemi qenë trendy? Kur nuk dukeshim që ishim tapë? Kur shëtisnim botën? Në momentet që numërohen në jetë! Dorë për dore. Unë do të bëj makup-in edhe 100 vjet të tjera!”, ka shkruar Egerta në postim.

Të fundit