Flash News

KRYESORE

Ilva Tare nuk ka thonjëza për dëshirat e saj: Emëron Opozitën e Re në Tonight

Ilva Tare nuk ka thonjëza për dëshirat e saj: Emëron

Në emisionin e së hënës 'Toninght', gazetarja Ilva Tare ka ftuar 'partitë e vogla', të cilat futen në zgjedhjet e 18 qershorit me synimin për të zëvendësuar opozitën zyrtare, duke përfituar nga ky 'rast i artë' për të marrë vota në hapësirën që lë bosh PD me aleatët e saj, por edhe për të përfituar nga 'zemërgjerësia' e PS. Së cilës nuk i intereson një parlament njëngjyrësh dhe për këtë do të 'hapë thesin'.

Gjergj Bojaxhi i SFIDA, Mimoza Hafizi e LIBRA, Gazmend Oketa i FrD dhe Kreshnik Spahiu i AKZ, të ftuar në emisonin Tonight kanë përfaqësuar atë që Tare e quan Opozita e Re. Hiq Kreshnik Spahiun, i cili është në anën e koalicionit opozitar, për etikë të argumentit thonjëzat do të kishin qenë me vend përreth togfjalëshit Opozita e re.

Ilva Tare është bashkëshortja e deputetit të Partisë Demokratike, Eduard Selami, i cili para pak ditësh, në sintoni me Majlinda Bregun dhe Jozefina Topallin kanë shprehur kritika për linjën e Bashës në PD.

Të fundit