Flash News

KRYESORE

IMA AWARDS shpall programin më të mirë televiziv të 2017-s

Info Media Albania Awards ka shpallur Dua të të Bëj të Lumtur” si programin më të mirë televiziv të 2017-s, në Formatin Risi e Vitit.

Për mesazhet e përcjella, për historitë frymëzuese, për angazhimin e një produksioni për të ndryshuar jetët e njerëzve të thjeshtë, për nevojën dhe dëshirën për të qenë mirënjohës, për të thënë ‘të dua’ ose ‘faleminderit’, “Dua të të bëj të lumtur” ka gozhduar para ekranit mijëra shikues në edicionin e parë. 

Arbana Osmani është vlerësuar edhe këtë vit si Prezantuesja më e mirë duke marrë shumicën e votave të publikut sikundër programi i saj.

“Dua të të Bëj të Lumtur” rikthehet në shkurt në Top Channel me personazhe dhe histori emocionuese, nga brenda dhe jashtë Shqipërisë, nga veriu në jug, me surpriza që u rikthejnë buzëqeshjen të pamundurve por edhe me histori njerëzore të pabesueshme e sërish frymëzuese që do na rrëmbejnë. 

Për çmimet IMA AWARDS, që vlerësojnë personazhet dhe programet televizive gjatë një viti u votua nga publiku në harkun kohor 1 deri më 31 Dhjetor 2017. Ka qenë votimi online që ka përcaktuar fituesit e çmimeve për televizionet shqiptare ashtu dhe për ato kosovare.

Të fundit