Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Imam Ahmed Kalaja kërkon falje për videon kundër priftit: Jemi njerëz dhe gabojmë
Imami i Xhamisë “Dinë Hoxha” në Tiranë, Ahmed Kalaja ka kërkuar falje për një video të shpërndarë nga ai vetë, ku së bashku me dy futbollistë të kombëtares, Andi Lila dhe Armand Sadiku, vinin në lojë priftin e Janinës.
Gjatë vizitës në Farkë, ku me kontributin e dhjetëra besimtarëve, u arrit të ndërtohej një banesë e re për familjen Biba në këtë zonë, imami ka kërkuar falje për deklaratat.
“Ishte një gabim njerëzor për të cilin edhe unë edhe Andi kërkuam ndjesë dhe kërkuam falje, se fundja fundit prandaj jemi dhe njerëz edhe të gabojmë. Shpresojmë që gjëra të tilla kurrë më nuk do të ndodhin dhe mënyra se si u shit ishte diçka që vërtet të linte për të dëshiruar. Ishte diçka njerëzore, një gabim e pranojmë, por ja që jemi njerëz dhe nuk dalim dot nga njerëzorja. Unë i kam falur dhe ata të cilët e keqinterpretuan, ja kam bërë hallall. Zoti i falte ata dhe zoti na falte ne se dhe ne bëmë gabim dhe s’duhet të harrojmë gabimin tonë të parin”, tha imami.
Edhe futbollisti Andi Lila kërkoi falje për videon, ndërsa dje u takua me priftin e Janinës.