All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Imami i distancuar nga kritikët e Bashës: Nuk bashkohem me asnjë, duan të shkatërrojnë PD-në

Imami i distancuar nga kritikët e Bashës: Nuk bashkohem me asnjë,
All - Paragraf - 1

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami, kritik i Lulzim Bashës, është i distancuar nga ish-deputetët e tjerë demokratë të cilët kanë dalë hapur kundër kryedemokratit.

All - Paragraf - 3

I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, Imami është shprehur se nuk do të bashkohet me asnjë nga lëvizjet brenda Partisë Demokratike. Sipas tij kjo shkatërron më shumë PD-në dhe jo kryetarin Basha.

I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa se përse nuk bashkohet me Astrit Patozin, Imami është shprehur, “Nuk dua të komentoj kolegët. Nuk e quaj një zgjidhje atë që thotë Patozi. Jam Arben Imami, kam integritetin tim dhe personalitetin tim. Unë nuk jam me askënd, afër apo larg  jam me Partinë Demokratike”.

Sa i përket krijimit të një partie të re, Imami u shpreh se nuk është fare dakord.

“Jo nuk jam fare dakord. Unë mbështes dhe Harxhin dhe Patozin. Një pjesë duan që të ndihmojnë Bashën dhe të shporren këta qelbësira që shpëtojmë nga Basha dhe të shkatërrohet fare PD. Nuk kam dhe nuk do të bashkohem me njeri për të krijuar një parti të re. Unë kam mendim që të konsultohem me të gjithë. Por kjo nuk më nxit patjetër që të krijoj një parti tjetër për të shkatërruar Partinë Demokratike”, u shpreh më tej Imami.

Të fundit